وَلَا تَجْعَلُوا اللَّهَ عُرْضَةً لِأَيْمَانِكُمْ أَنْ تَبَرُّوا وَتَتَّقُوا وَتُصْلِحُوا بَيْنَ النَّاسِ ۗ وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
E mos e bëni All-llahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu dëgjon të gjitha dhe i di.
Feti Mehdiu
Dhe mos e bëni All-llahun, kur betoheni, pengesë që të bëni vepra të mira dhe të jeni në rrugë fisnike e në përpjekje për t’i pajtuar njerëzit, se All-llahu të tëra i dëgjon dhe i di.
Efendi Nahi
Mos e bëni pengesë betimin në Perëndinë për bërjen e veprave të mira, e në largimin prej çdo të lige dhe për harmoni të njerëzve! Se, Perëndia i dëgjon të gjitha dhe i din.
: