لِلَّذِينَ يُؤْلُونَ مِنْ نِسَائِهِمْ تَرَبُّصُ أَرْبَعَةِ أَشْهُرٍ ۖ فَإِنْ فَاءُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Sherif Ahmeti
Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), s’ka dyshim All-llahu bën falje dhe mëshiron.
Feti Mehdiu
Ata të cilët me betim ndahen prej grave të veta, kanë afat të presin katër muaj, po nëse u kthehen, ani All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplot.
Efendi Nahi
Ata që betohen se nuk do t’u afrohen grave të veta, duhet të presin katër muaj; e nëse pendohen nga betimi, - Perëndia, me të vërtetë, është mëshirues dhe falë;
: