فَإِنْ طَلَّقَهَا فَلَا تَحِلُّ لَهُ مِنْ بَعْدُ حَتَّىٰ تَنْكِحَ زَوْجًا غَيْرَهُ ۗ فَإِنْ طَلَّقَهَا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا أَنْ يَتَرَاجَعَا إِنْ ظَنَّا أَنْ يُقِيمَا حُدُودَ اللَّهِ ۗ وَتِلْكَ حُدُودُ اللَّهِ يُبَيِّنُهَا لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t’i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton.
Feti Mehdiu
Por nëse prap e lëshon, nuk i lejohet më atij pa u martuar për tjetër burrë, dhe nëse ky e lëshon atëherë këta dy nuk e kanë mëkat t’i kthehen njëri-tjetrit, nëse mendojnë se veprojnë brenda kufijve të All-llahut. Ato janë urdhëra të All-llahut të cilat ua sqaron njerëzve të cilët dinë.
Efendi Nahi
E, nëse burri e lëshon gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me te, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Pra, në qoftë se ndahet nga burri i dytë, atëherë nuk kanë mëkatë as ajo e as burri i parë për martesë të sërishme me shoqi-shoqin, nëse mendojnë se do t’i respektojnë dispozitat e Perëndisë; këto janë dispozitat e Perëndisë, që ua shpjegon Ai njerëzve që kuptojnë.
: