وَالْوَالِدَاتُ يُرْضِعْنَ أَوْلَادَهُنَّ حَوْلَيْنِ كَامِلَيْنِ ۖ لِمَنْ أَرَادَ أَنْ يُتِمَّ الرَّضَاعَةَ ۚ وَعَلَى الْمَوْلُودِ لَهُ رِزْقُهُنَّ وَكِسْوَتُهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ ۚ لَا تُكَلَّفُ نَفْسٌ إِلَّا وُسْعَهَا ۚ لَا تُضَارَّ وَالِدَةٌ بِوَلَدِهَا وَلَا مَوْلُودٌ لَهُ بِوَلَدِهِ ۚ وَعَلَى الْوَارِثِ مِثْلُ ذَٰلِكَ ۗ فَإِنْ أَرَادَا فِصَالًا عَنْ تَرَاضٍ مِنْهُمَا وَتَشَاوُرٍ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا ۗ وَإِنْ أَرَدْتُمْ أَنْ تَسْتَرْضِعُوا أَوْلَادَكُمْ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِذَا سَلَّمْتُمْ مَا آتَيْتُمْ بِالْمَعْرُوفِ ۗ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
Sherif Ahmeti
Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizim dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij. Asnjë nën nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më heret) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dine se All-llahu sheh çka punoni.
Feti Mehdiu
Nënat le t’u japin gji fëmijëve të vet plot dy vjet, për ata që dëshirojnë të jetë e plotë gjidhënia, kurse babai i fëmiut ka për detyrë ushqimin dhe veshjen e tyre në mënyrë të denjë. Askush të mos obligohet më tepër se sa ka mundësi, nëna të mos dëmtohet për shkak të fëmiut të vet dhe as baba për shkak të fëmiut të vet. Edhe trashëgimtari gjithashtu. Nëse ata dy vendosin me marrëveshje e pëlqim që fëmiun ta ndajnë (nga gjiri) ajo nuk është mëkat. Por nëse dëshironi që fëmijëve tuaj tu gjeni mëndesha të tjera, ani, nuk është mëkat nëse e jepni në mënyrë të denjë atë çka e jepni. Frikësohuni prej All-llahut dhe dine se All-llahu sheh mirë se ç’punoni.
Efendi Nahi
Nënat le t’i japin sisë fëmijëve dy vjet, për ata që duan t’ia plotësojnë dhënien e sisës. Babai i fëmijës është i obliguar, sipas mundësisë së tij, që t’i furnizojë ato me ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj, e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij. Dhe trashëgimtari është i obliguar për të gjitha këto. Nëse këta të dy (prindërit), vendosin me marrëveshje dhe në mënyrë paqësore ta ndajnë fëmijën prej sisës, kjo nuk është mëkat për ta; e nëse doni t’i gjeni fëmijës suaj ndonjë mëndeshë (grua që i jep gji fëmijës së tjetër kujt), - nuk është mëkat për ju kur me mirësi doni t’ia jepni atë që e keni menduar. Druajuni Perëndisë dhe dinie se Perëndia i sheh mirë të gjitha punët që i bëni ju.
: