لَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِنْ طَلَّقْتُمُ النِّسَاءَ مَا لَمْ تَمَسُّوهُنَّ أَوْ تَفْرِضُوا لَهُنَّ فَرِيضَةً ۚ وَمَتِّعُوهُنَّ عَلَى الْمُوسِعِ قَدَرُهُ وَعَلَى الْمُقْتِرِ قَدَرُهُ مَتَاعًا بِالْمَعْرُوفِ ۖ حَقًّا عَلَى الْمُحْسِنِينَ
Sherif Ahmeti
Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t’u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.
Feti Mehdiu
Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë tuaja para se të hyni në marrëdhënie kurore me ato, ose para se t’ua caktoni shpërblimin e kurorës. Por bëni të kënaqura (me shpërblimin tuaj) të caktuar me ligj, i pasuri sipas mundësisë së tij e i varfëri sipas mundësisë së vet; është e drejtë dhe detyrë për punëmirët.
Efendi Nahi
Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë para se të keni marrëdhënie me to ose para se të vëni kurorë. Dhuroni ato me dhuratë të pëlqyeshme të parapara me dispozita: i pasuri – sipas gjendjes së tij, dhe i vobekti sipas gjendjes së vet. Kjo është detyrë e atyre që dëshirojnë të bëjnë vepra të mira.
: