وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا وَصِيَّةً لِأَزْوَاجِهِمْ مَتَاعًا إِلَى الْحَوْلِ غَيْرَ إِخْرَاجٍ ۚ فَإِنْ خَرَجْنَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِي مَا فَعَلْنَ فِي أَنْفُسِهِنَّ مِنْ مَعْرُوفٍ ۗ وَاللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Sherif Ahmeti
Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.
Feti Mehdiu
Ata të cilët vdesin nga mesi juaj, por që lënë pas vetes gra – duhet t’i porosisin të jenë të kënaqura për një vjet e jo të dalin. Por nëse ato dalin vetë, ju nuk mbani përgjegjësi për atë se çka bëjnë ato me vetveten, nga çka është e lejuar, ndërkaq All-llahu është i fortë dhe i urtë.
Efendi Nahi
Ndonjërit prej jush që i është afruar vdekja, e që lënë gratë pas – duhet t’u lërë atyre testament për furnizimin dhe strehimin e tyre njëvjeçar. E, nëse ato vetë e braktisin (shtëpinë), ju nuk jeni përgjegjës për atë që veprojnë ato, (e) që u është e lejueshme. Se Perëndia është i Plotfuqishëm dhe i Gjithdijshëm.
: