أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ خَرَجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ الْمَوْتِ فَقَالَ لَهُمُ اللَّهُ مُوتُوا ثُمَّ أَحْيَاهُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ
Sherif Ahmeti
A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atëdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: “Vdisni!” (ata vdiqën) Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
Feti Mehdiu
A nuk i ke parë ata të cilët nga frika prej vdekjes, me mijëra kanë ikur nga shtëpitë e veta!? All-llahu u ka thënë: “Vdisni!” e pastaj i ka ngjallur. All-llahu është, pamëdyshje, i mirë ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
Efendi Nahi
A nuk i pe ti (o Muhammed!) ata që nga frika e vdekjes – ikën nga qytetet e tyre, - e ishin me mijëra. E, Perëndia u tha atyre: “Vdisni!” – Pastaj, Ai i ngjalli ata se Perëndia është bëmirës i pakufishëm ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falenderojnë.