مَنْ ذَا الَّذِي يُقْرِضُ اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا فَيُضَاعِفَهُ لَهُ أَضْعَافًا كَثِيرَةً ۚ وَاللَّهُ يَقْبِضُ وَيَبْسُطُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
Sherif Ahmeti
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish Atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm te Ai.
Feti Mehdiu
Kush është ai që All-llahut i jep hua të mirë, vullnetarisht, e Ai t’ia kthejë shumëfish? Dhe All-llahu shkurton dhe shton dhe tek Ai do të ktheheni.
Efendi Nahi
Kush është ai që i jep hua Perëndisë – hua të bukur, e që Ai ia kthen shpërblimin shumëfish? Perëndia ngushton dhe zgjeron, dhe tek Ai do të ktheheni.