فَهَزَمُوهُمْ بِإِذْنِ اللَّهِ وَقَتَلَ دَاوُودُ جَالُوتَ وَآتَاهُ اللَّهُ الْمُلْكَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَهُ مِمَّا يَشَاءُ ۗ وَلَوْلَا دَفْعُ اللَّهِ النَّاسَ بَعْضَهُمْ بِبَعْضٍ لَفَسَدَتِ الْأَرْضُ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ ذُو فَضْلٍ عَلَى الْعَالَمِينَ
Sherif Ahmeti
Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin dhe hikmetin (urtësinë, nubuwetin) dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.
Feti Mehdiu
Dhe ata, me vullnetin e All-llahut, i mundën dhe Davudi e mbyti Xhalutin. Edhe All-llahu i dha pushtet e profetësi dhe e mësoi çka deshi Ai. Sikur All-llahu të mos i zmbrapste njerëzit, njërën palë me të tjerët, me të vërtetë toka do të shkatërrohej, po All-llahu është i mirë për gjithë botërat.
Efendi Nahi
E, ata (besimtarët) me ndihmëne Perëndisë i thyen ata, e Dauti e vrau Xhalutin. Perëndia i dha atij pushtet dhe profetni, dhe i mësoi atij dituritë që deshi. Sikur Perëndia mos t’u ndihmonte njerëzve të mirë kundër të këqinjve, bota do të ishte shkatërruar. Por, Perëndia është bamirës i gjithësisë.