اللَّهُ وَلِيُّ الَّذِينَ آمَنُوا يُخْرِجُهُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ ۖ وَالَّذِينَ كَفَرُوا أَوْلِيَاؤُهُمُ الطَّاغُوتُ يُخْرِجُونَهُمْ مِنَ النُّورِ إِلَى الظُّلُمَاتِ ۗ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
Sherif Ahmeti
All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Feti Mehdiu
All-llahu është mbrojtës i atyre, të cilët besojnë dhe ata i nxjerr nga terri në dritë, kurse ata që nuk besojnë, kanë mbrojtës djajtë që i shpiejnë nga drita në terr; ata janë banorë të xhehennem-it, ku do të mbesin përgjithmonë.
Efendi Nahi
Perëndia është mik dhe ndihmëtar, i atyre që besojnë dhe Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë, ndërsa ata, që nuk besojnë – për mik kanë djallin, i cili i nxjerr ata nga drita e i shpie në errësirë. Këta janë banorët e skëterrës, ku do të qëndrojnë aty përgjithmonë.