مَثَلُ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنْبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنْبُلَةٍ مِائَةُ حَبَّةٍ ۗ وَاللَّهُ يُضَاعِفُ لِمَنْ يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
Sherif Ahmeti
Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.
Feti Mehdiu
Ata të cilët pasurinë e vet e shpenzojnë në rrugë të All-llahut i ngjajnë shembullit të një kokrre prej së cilës mbijnë shtatë kallinj e në secilin kalli nga njëqind kokrra. Dhe All-llahu ia shumëfishon kujt do Ai; All-llahu ka horizont të gjerë të dijes.
Efendi Nahi
Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Perëndisë, i shembëllejnë atij që mbjell (një) kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, dhe në çdo kallinj nga njëqind kokërra. – Perëndia ia shton (shpërblimin) edhe më tepër atij që don; se Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe mirëbërës i madh.