أَيَوَدُّ أَحَدُكُمْ أَنْ تَكُونَ لَهُ جَنَّةٌ مِنْ نَخِيلٍ وَأَعْنَابٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ لَهُ فِيهَا مِنْ كُلِّ الثَّمَرَاتِ وَأَصَابَهُ الْكِبَرُ وَلَهُ ذُرِّيَّةٌ ضُعَفَاءُ فَأَصَابَهَا إِعْصَارٌ فِيهِ نَارٌ فَاحْتَرَقَتْ ۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمُ الْآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَتَفَكَّرُونَ
Sherif Ahmeti
A dëshiron ndonjëri prej jush ndonjë kopsht me hurma e rrush në të cilin rrjedhin lumenj, në të cilin ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu jua sqaron argumentet që të mendoni.
Feti Mehdiu
A dëshiron ndokush prej jush të ketë një kopsht plot me pemë e hardhi ku rrjedhin lumenj dhe ku ka fruta të ndryshme dhe e gjen pleqëria me fëmijë të vegjël, e pastaj ta goditë rrëmuja me zjarr dhe të digjet? Ashtu All-llahu jua sqaron argumentet, ndoshta keni për të menduar!
Efendi Nahi
Kush dëshiron prej jush të ketë një kopsht plot palme hurmash dhe hardhish nëpër të cilin rrjedhin lumenj dhe në të cilin ka gjithfarë lloj pemësh, e t’i arrijë pleqëria atij, e të ketë fëmijë të mitur, e atëherë të vijë stuhia e zjarrit mbi të dhe ta djegë? – Që kështu Perëndia ua shpjegon argumentet e Tija, që të mendoni.