الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ سِرًّا وَعَلَانِيَةً فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
Sherif Ahmeti
Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.
Feti Mehdiu
Ata që shpërndajnë pasurinë e vet natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka as frikë as pikëllim.
Efendi Nahi
Ata që japin nga pasuria e tyre (lëmoshë) natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, për ata ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka frikë as pikëllim.