فَإِنْ لَمْ تَفْعَلُوا فَأْذَنُوا بِحَرْبٍ مِنَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ ۖ وَإِنْ تُبْتُمْ فَلَكُمْ رُءُوسُ أَمْوَالِكُمْ لَا تَظْلِمُونَ وَلَا تُظْلَمُونَ
Sherif Ahmeti
E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
Feti Mehdiu
E nëse nuk e bëni këtë, atëherë i shpallni luftë All-llahut dhe Profetit të Tij! Por nëse pendoheni ju takon ajka e pasurisë suaj; askë nuk e dëmtoni e as jeni të dëmtuar.
Efendi Nahi
E, nëse këtë nuk e bëni, ta dini se do të hapet luftë nga ana e Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij. Nëse pendoheni, atëherë juve u takon pasuria juaj (pa kamatë). Në këtë mënyrë nuk dëmtoni askend e as nuk dëmtoheni vetë.
: