لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۚ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ ۗ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَا إِنْ نَسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلْنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِ ۖ وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا ۚ أَنْتَ مَوْلَانَا فَانْصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ
Sherif Ahmeti
All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
Feti Mehdiu
All-llahu askë nuk e ngarkon përtej mundësive të veta. Është në dobi të tij e mira që e bën, kurse e keqja në dëm të tij. O Zoti ynë! Mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë, pa qëllim! Mos na ngarko barrën që ua ke ngarkuar atyre përpara nesh! O Zoti ynë mos na ngarko për detyrë atë për çka nuk kemi mundësi! Shlyej mëkatet tona dhe na fal, dhe kij mëshirë ndaj nesh! Ti je Zoti ynë, andaj na ndihmo kundër popullit mosbesimtar!
Efendi Nahi
Perëndia nuk e ngarkon askend përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bënë, kurse në dëm të tij është e keqja që e punon, Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim ashtu si i pate ndëshkuar ata para nesh! Zoti ynë! Mos na ngarko me atë që nuk mund ta bartim! Shlyena mëkatet tona, falna ato dhe mëshirona! Ti je Zoti ynë! Andaj, ndihmona kundër atyre që nuk besojnë.