وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ إِنَّكُمْ ظَلَمْتُمْ أَنْفُسَكُمْ بِاتِّخَاذِكُمُ الْعِجْلَ فَتُوبُوا إِلَىٰ بَارِئِكُمْ فَاقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ عِنْدَ بَارِئِكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ ۚ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
Sherif Ahmeti
Dhe kur Musai popullit të vet i tha: “O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbytne vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është mëshirues, ndaj pranoi shumë pendimin.
Feti Mehdiu
Dhe klur Musa i tha popullit të vet: “O populli im, ju i keni bërë keq vetvetes kur e keni marrë viçin (për zot), prandaj pendohuni para Krijuesit dhe luftoni me vetvetën! Te Krijuesi juaj, ajo është më mirë për ju, Ai do t’ua falë. Ai i pranon shumë pendimet dhe është mëshirëplotë”.
Efendi Nahi
dhe kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë padrejtësi, kur viçin e pandehet për zot; prandaj, pendohuni te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin (i pafajshmi – fajtorin). Kjo është më mirë për ju te Krijuesi juaj; Ai ju falë gabimin! Ai pranon pendimin dhe është mëshirues;