وَإِذْ قُلْنَا ادْخُلُوا هَٰذِهِ الْقَرْيَةَ فَكُلُوا مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ رَغَدًا وَادْخُلُوا الْبَابَ سُجَّدًا وَقُولُوا حِطَّةٌ نَغْفِرْ لَكُمْ خَطَايَاكُمْ ۚ وَسَنَزِيدُ الْمُحْسِنِينَ
Sherif Ahmeti
E kur ju thamë: “Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në te lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: “Hittatun” - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.
Feti Mehdiu
Dhe kur ju thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani çka të dëshironi dhe sa të dëshironi, por në hyrje hyni kokëulur dhe thuani: “na fal!”, do t’ju falim mëkatet tuaja, madje bamirësve do t’u japim edhe më shumë.
Efendi Nahi
(Kujtonie) kur ju kemi thënë: “Ejani në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet përuluni dhe thoni: “Falna!” – Na ua falim gabimet tuaja, e atyre që bëjnë vepra të mira, ua shtojmë shpërblimin!