إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَادُوا وَالنَّصَارَىٰ وَالصَّابِئِينَ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَعَمِلَ صَالِحًا فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
Sherif Ahmeti
Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët sabejët, kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen.
Feti Mehdiu
Me siguri ata që kanë besuar ose që janë ebrej, edhe të krishterë, edhe sabej, që i kanë besuar All-llahut edhe botës tjetër dhe kanë bërë punë të mira, shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre. Për ata nuk ka as frikë e as pikëllim.
Efendi Nahi
Ata që kanë besuar (me gojë) madje edhe Hebrenjtë, të krishterët dhe Sabi’inët – kushdo që beson Perëndinë (si është urdhëruar) dhe jetën tjetër, e bënë vepra të mira, për ata, me të vërtetë, ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka kurrëfarë droje, e as mërzie!