أُولَٰئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُا الْحَيَاةَ الدُّنْيَا بِالْآخِرَةِ ۖ فَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمُ الْعَذَابُ وَلَا هُمْ يُنْصَرُونَ
Sherif Ahmeti
Të tillë janë ata, që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do tu lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata.
Feti Mehdiu
Ata janë, të cilët jetën e kësaj bote e blejnë me ahiretin, prandaj atyre vuajtja nuk do t’u lehtësohet e as që do të jenë të ndihmuar.
Efendi Nahi
Këta janë ata, të cilët jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme dhe atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi as nuk do të ndihmohen.