وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَكُمْ وَرَفَعْنَا فَوْقَكُمُ الطُّورَ خُذُوا مَا آتَيْنَاكُمْ بِقُوَّةٍ وَاسْمَعُوا ۖ قَالُوا سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَأُشْرِبُوا فِي قُلُوبِهِمُ الْعِجْلَ بِكُفْرِهِمْ ۚ قُلْ بِئْسَمَا يَأْمُرُكُمْ بِهِ إِيمَانُكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ
Sherif Ahmeti
(Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: “Dëgjuam (me vesh) e kundërshtuam”. E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq”.
Feti Mehdiu
Dhe kur prej jush kemi marrë besën tuaj, dhe e ngritëm përmbi ju malin Tur; “Merrnie seriozisht atë çka a japim dhe dëgjoni!” Ata thonë: “Ne dëgjuam, por jemi të padëgjueshëm”. Zemrat e tyre për shkak të mosbesimit të tyre akoma ishin të fryra me viç. Thuaj: “Është shumë e keqe ajo ku po ju shpie besimi juaj, nëse jeni sadopak besimtarë”.
Efendi Nahi
Kur Na morëm premtimin nga ju dhe ngritëm malin e Turit mbi ju, thamë: “Merrni seriozisht atë që ua kemi dhënë juve (Teuratin) dhe dëgjoni!” – Ata thanë: “Na dëgjuam, por kundërshtojmë!” – Për shkak të mohimit, atyre në zemra u ishte rrënjosë dashuria e viçit (adhurimi i tij). Thuaju: “Nëse jeni besimtarë, sa gjë të keqe po ju urdhëruaka besimi juaj!”
: