وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِنْ رَبِّكَ لَكَانَ لِزَامًا وَأَجَلٌ مُسَمًّى
Sherif Ahmeti
E, sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më heret nga Zoti yt, dënimi do t’i kapte ata.
Feti Mehdiu
Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë, më herët, e Zotit tënd, dënimi do të ishte i pashmangshëm.
Efendi Nahi
Sikur të mos ishte fjala e caktuar më parë – nga Zoti yt (o Muhammed) dënimi i tyre do të ishte i pashmangshëm dhe afati (i dënimit) do të ishte i caktuar (në këtë botë).