وَلَوْ أَنَّا أَهْلَكْنَاهُمْ بِعَذَابٍ مِنْ قَبْلِهِ لَقَالُوا رَبَّنَا لَوْلَا أَرْسَلْتَ إِلَيْنَا رَسُولًا فَنَتَّبِعَ آيَاتِكَ مِنْ قَبْلِ أَنْ نَذِلَّ وَنَخْزَىٰ
Sherif Ahmeti
Dhe sikur t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se të shpallim Kur’anin) ata do të thonin: “Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t’iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim”.
Feti Mehdiu
Po sikur t’i kishim shfarosur më herët me ndonjë dënim, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë, pse nuk na dërgove ndonjë profet, e ne fjalët tua, do t’i kishim pasuar para se të poshtërohemi e të turpërohemi”.
Efendi Nahi
Sikur Na t’i shkatërronim ata para tij (para shpalljes së Kur’anit) ata, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe dërguar pejgamber, e të shkojmë pas argumenteve Tuaja (të Perëndisë), para se të poshtërohemi dhe turpërohemi!”