قَالَ لَهُمْ مُوسَىٰ وَيْلَكُمْ لَا تَفْتَرُوا عَلَى اللَّهِ كَذِبًا فَيُسْحِتَكُمْ بِعَذَابٍ ۖ وَقَدْ خَابَ مَنِ افْتَرَىٰ
Sherif Ahmeti
Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): “Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llaht ndonjë gënjeshtër e t’ju shkatërrojë me një dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq”.
Feti Mehdiu
“Të mjerët ju! – u tha Musa. Mos shpifni gënjeshtra për All-llahun e t’u shfaros me dënim. Pamëdyshje kush shpif-dështon”.
Efendi Nahi
Musai u tha atyre: “Mjerë për ju! Mos trilloni gënjeshtra për Perëndinë, e që Ai, t’ju shkatërrojë me dënim. Do të falimentojnë me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra!”