وَأَلْقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلْقَفْ مَا صَنَعُوا ۖ إِنَّمَا صَنَعُوا كَيْدُ سَاحِرٍ ۖ وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَىٰ
Sherif Ahmeti
Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
Feti Mehdiu
Vetëm se lëshoje atë çka ke në dorën e djathtë e t’i përbijë çka kanë bërë ata, sepse ata kanë bërë vetëm mashtrim magjistarësh, dhe magjistari kudo që të vijë nuk do të ketë sukses”.
Efendi Nahi
Dhe hudhe atë që e ke në dorën e djathtë! Do t’i gëlltisë ato që i kanë punuar ata. Atë që kanë punuar ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve. E, magjistari, nuk do të ketë sukses, kudo që të gjendet.