قَالَ بَصُرْتُ بِمَا لَمْ يَبْصُرُوا بِهِ فَقَبَضْتُ قَبْضَةً مِنْ أَثَرِ الرَّسُولِ فَنَبَذْتُهَا وَكَذَٰلِكَ سَوَّلَتْ لِي نَفْسِي
Sherif Ahmeti
Tha (Samirija): “Unë pashë atë që ata nuk panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja”.
Feti Mehdiu
“Unë, - tha ky, - kam parë atë çka nuk e kanë parë ata, andaj mora një grusht dhe prej gjurmës së profetit dhe e hodha atë, dhe ja, më pëlqeu vetvetja, bëra çka bëra”.
Efendi Nahi
(Samirija) u përgjegj: “Unë kam parë atë që nuk e kanë parë ata, - e kam marrë një grusht dhe në gjurmët e (kalit të) Pejgamberit, e atë – e kam hedhur (në stolinë e shkrirë), dhe kështu, ajo, më është zbukuruar mua (e keqja ime)”.