لَا يَحْزُنُهُمُ الْفَزَعُ الْأَكْبَرُ وَتَتَلَقَّاهُمُ الْمَلَائِكَةُ هَٰذَا يَوْمُكُمُ الَّذِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ
Sherif Ahmeti
Ata nuk do t’i shqetësojë ajo frika e madhe (e fyerjes së gurit), dhe do t’i presin engjëjt (duke u uruar): “Kjo është dita e juaj që u premtohej”.
Feti Mehdiu
Nuk do t’i shqetësojë as tmerri më i madh dhe do t’i presin engjujt: “Ja, kjo është dita e juaj që u është premtuar juve!”
Efendi Nahi
ata, nuk do t’i brengosë tmerri më i madh, por engjëjt do t’i presin ata (duke u thënë): “Kjo është (ajo) dita juaj e premtuar”.
: