وَنَصَرْنَاهُ مِنَ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمَ سَوْءٍ فَأَغْرَقْنَاهُمْ أَجْمَعِينَ
Sherif Ahmeti
Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë ata.
Feti Mehdiu
Dhe i ndihmuam kundër njerëzve të cilët i konsideronin argumentet tona të pavërteta. Ata ishin njerëz të këqij, prandaj të gjithë i mbytëm në ujë.
Efendi Nahi
Dhe i ndihmuam atij kundër popullit, i cili argumentet Tona i konsideronte gënjeshtra. Me të vërtetë, ata kanë qenë popull i keq, andaj i fundosëm të gjithë ata.