وَتَقَطَّعُوا أَمْرَهُمْ بَيْنَهُمْ ۖ كُلٌّ إِلَيْنَا رَاجِعُونَ
Sherif Ahmeti
Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrëputist etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
Feti Mehdiu
Edhe ata ndërmjet veti janë përçarë, por të gjithë te Ne do të kthehen.
Efendi Nahi
E, ata në çështje të besimit u përçanë ndërveti, por të gjithë do të kthehen te Ne (e do t’i gjykojmë).