ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَأَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ
Sherif Ahmeti
Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (dke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).
Feti Mehdiu
Ja kështu! Se All-llahu e bën natën ditë, kurse ditën natë; Dhe All-llahu është ai i cili dëgjon dhe i sheh të tëra.
Efendi Nahi
Po, kështu është kjo! E, Perëndia, me të vërtetë, e shtie natën në ditë, e ditën në natë (e ndërron gjatësinë në mes tyre), dhe Perëndia, i dëgjon dhe i sheh të gjitha.