يَا أَيُّهَا النَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَاسْتَمِعُوا لَهُ ۚ إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ لَنْ يَخْلُقُوا ذُبَابًا وَلَوِ اجْتَمَعُوا لَهُ ۖ وَإِنْ يَسْلُبْهُمُ الذُّبَابُ شَيْئًا لَا يَسْتَنْقِذُوهُ مِنْهُ ۚ ضَعُفَ الطَّالِبُ وَالْمَطْلُوبُ
Sherif Ahmeti
O ju njerëz, ja një shembull veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.
Feti Mehdiu
O njerëz, qe një shembull, ama ta dëgjoni: “Ata të cilëve ju, në vend të All-llahut, u luteni, nuk munden kurrsesi të krijojnë as mushkonjën po edhe sikur të mblidhen të gjithë për atë. Dhe nëse mushkonja u rrëmben diçka ata nuk munden ta shpëtojnë prej saj. Është i dobët ai që lyp, por edhe ajo që lypet”.
Efendi Nahi
O njerëz, ja një shembull, e dëgjojeni atë: “Ata, të cilët, përpos Perëndisë, i adhuroni ju, nuk mund të krijojnë – kurrsesi asnjë mizë, madje – edhe nëse tubohen për këtë (krijimin e mizës). E, nëse miza, u merr atyre diçka, nuk do të mund ta marrin (ata) nga ajo. I dobët është adhuruesi (i tjetërkujt, pos Perëndisë), por edhe i adhuruari – (pos Perëndisë)!