فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَنْ تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ يُسَبِّحُ لَهُ فِيهَا بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ
Sherif Ahmeti
(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje.
Feti Mehdiu
Nëpër shtëpi që janë ngritur me lejen e All-llahut, aty përmendet edhe emri i Tij, aty e lavdërojnë atë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Efendi Nahi
Në xhamitë, që u ngritën me urdhërin e Perëndisë dhe në të cilat përmendet emri i Tij – Atë e lavdërojnë, në mëngjes dhe mbrëmje,