أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يُسَبِّحُ لَهُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَالطَّيْرُ صَافَّاتٍ ۖ كُلٌّ قَدْ عَلِمَ صَلَاتَهُ وَتَسْبِيحَهُ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِمَا يَفْعَلُونَ
Sherif Ahmeti
A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuara në lutje ndaj Tij dhe për madhërimin e Tij. All-llahu e di ç’punojnë ata.
Feti Mehdiu
A nuk e sheh se All-llahun e lavdëron çdo krijesë që është në qiej dhe në tokë, madje edhe shnpendët në tufa; Të gjithë e dinë si t’i luten dhe si ta madhërojnë, kurse All-llahu e di mirë se çka bëjnë ata.
Efendi Nahi
A nuk e vëren ti, se – Perëndinë, me të vërtetë, e lavdërojnë (të gjithë) ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, e madje edhe shpezët duke i hapur krahët e tyre, gjatë fluturimit, Ai (Perëndia) di lutjen dhe lavdërimin e çdonjërit (nga ata). Perëndia, di për atë që punojnë ata.