وَيَقُولُونَ آمَنَّا بِاللَّهِ وَبِالرَّسُولِ وَأَطَعْنَا ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٌ مِنْهُمْ مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ ۚ وَمَا أُولَٰئِكَ بِالْمُؤْمِنِينَ
Sherif Ahmeti
Ata (hipokritët) thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.
Feti Mehdiu
Dhe thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe Profetit dhe u përulemi” – pastaj një grup sish, pas kësaj, kthejnë kryet në anën tjetër. Ata nuk janë besimtarë.
Efendi Nahi
E, hipokritët thonë: “Na kemi besuar Perëndinë dhe Pejgamberin dhe kemi qenë të përulur”. E, pastaj, u shmangën disa prej tyre (pasi e thanë këtë). E, këta (në të vërtetë), nuk janë besimtarë.