أَفِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ أَمِ ارْتَابُوا أَمْ يَخَافُونَ أَنْ يَحِيفَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ وَرَسُولُهُ ۚ بَلْ أُولَٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ
Sherif Ahmeti
A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojë padrejtë kundër tyre? Por jo, ata vet janë zullumqarë.
Feti Mehdiu
A i kanë zemrat të sëmuara apo dyshojnë, ose kanë frikë se All-llahu dhe Profeti i Tij do të sillen padrejtësisht ndaj tyre? Asnjëra, por ata janë mizorë.
Efendi Nahi
A mos është në zemrat e tyre sëmundja (hipokrizia), apo dyshojnë, apo druajnë se Perëndia dhe Pejgamberi i Tij do t’u bëjnë padrejtësi? Jo, por ata janë zullumqarë të vërtetë.
: