أُولَٰئِكَ يُجْزَوْنَ الْغُرْفَةَ بِمَا صَبَرُوا وَيُلَقَّوْنَ فِيهَا تَحِيَّةً وَسَلَامًا
Sherif Ahmeti
Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
Feti Mehdiu
Ata do të jenë, për atë që kanë duruar, të shpërblyer me dhomë (shkallë të xhennetit) dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam.
Efendi Nahi
të tillët (që u përmendën), do të shpërblehen me xhennet, meqë duruan, dhe do të takohen në të – me përshëndetje (në mes njëri-tjetrit) dhe me selam (prej Perëndisë dhe engjëjve),