إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَذَكَرُوا اللَّهَ كَثِيرًا وَانْتَصَرُوا مِنْ بَعْدِ مَا ظُلِمُوا ۗ وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنْقَلَبٍ يَنْقَلِبُونَ
Sherif Ahmeti
Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vendi në Xhehennem do t’i nënshtrohen).
Feti Mehdiu
Me përjashtim të atyre që besojnë dhe vepra të mira punojnë, dhe që e përmendin All-llahun shpesh, dhe dalin ngadhnjimtar pas padrejtësisë që u bëhet. Mizorët do të marrin vesh se në çfarë humnere po hyjnë.
Efendi Nahi
pos atyre (vjershëtarëve) që kanë besuar, që punojnë vepra të mira, e përmendin shumë Perëndinë e që ndihmohen – pasi u është bërë padrejtësi. E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).