وَأَدْخِلْ يَدَكَ فِي جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ ۖ فِي تِسْعِ آيَاتٍ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَقَوْمِهِ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ
Sherif Ahmeti
Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argument për të (vajtur) faraon dhe populli i tij, se me të vërtetë ata jaë popull i prishur.
Feti Mehdiu
Fute dorën tënde në gji, do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, kjo është një nga nëntë mrekullitë për Faraonin dhe popullin e tij; ata janë, njëmend, popull mosbesimtar,
Efendi Nahi
Shtine dorën tënde në xhepin e këmishës, do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, - do të jetë kjo njëra prej nëntë mrekullive (me të cilat është dërguar Musai) te Faraoni dhe populli i tij; ata, me të vërtetë, janë popull ngatërrestarë”.