فَتَبَسَّمَ ضَاحِكًا مِنْ قَوْلِهَا وَقَالَ رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَدْخِلْنِي بِرَحْمَتِكَ فِي عِبَادِكَ الصَّالِحِينَ
Sherif Ahmeti
E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe ëq të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!”
Feti Mehdiu
Dhe ai qeshi me zë nga fjalët e tij dhe tha: “Zoti im, më bën të falënderoj dhuntitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe të bëj vepra të mira që e kënaqin atë, dhe më shtie në mëshirën tënde me robërit tuaj të mirë!”
Efendi Nahi
E, ai (Sulejmani) preku në gaz, duke qeshur në fjalët e saj (thneglës) dhe tha: “O Zoti im, më oriento që të jem mirënjohës në dhuntinë Tënde, që më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të punojë vepra të mira, me të cilat do të jeshë i kënaqur Ti, dhe më shpie me mëshirën Tënde, në mesin e robërve Tu të mirë!