وَصَدَّهَا مَا كَانَتْ تَعْبُدُ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ إِنَّهَا كَانَتْ مِنْ قَوْمٍ كَافِرِينَ
Sherif Ahmeti
Pse atë (Belkisën) e kishte penguar ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.
Feti Mehdiu
Atë e kanë shmangur nga besimi i drejtë ata të cilëve ajo u është falur në vend të All-llahut, sepse ajo ishte nga një popull jobesimtar.
Efendi Nahi
Atë e pengonin (nga të adhuruarit Perëndinë) ato që adhuronte ajo, pos Perëndisë, sepse, ajo ishte nga populli mohues.