أَمَّنْ يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاءَ الْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ قَلِيلًا مَا تَذَكَّرُونَ
Sherif Ahmeti
A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguër të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.
Feti Mehdiu
Ai i cili i përgjigjet edhe të ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai i cili të keqen e largon dhe juve u bën zëvendës në tokë. A ka pos All-llahut tjetër Zot? Fort pak ju përkujtoni.
Efendi Nahi
Apo është (më i mirë) Ai, i cili i vie në ndihmë nevojtarit të ngushtë kur i lutet Atij dhe i cili ua largon të keqen dhe u bënë juve pronar (brez pas brezi) në Tokë? Vallë, a krahas Perëndisë – ekzistuaka zot tjetër?! Sa pak që po këshilloheni ju! –