حَتَّىٰ إِذَا جَاءُوا قَالَ أَكَذَّبْتُمْ بِآيَاتِي وَلَمْ تُحِيطُوا بِهَا عِلْمًا أَمَّاذَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
Sherif Ahmeti
Deri sa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: “A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në dunja)?”
Feti Mehdiu
Madje kur të vijë Ai do të pyes; “A i keni mohuar ju argumentet e mia, sepse nuk i keni kuptuar ata, apo ç’keni bërë?”
Efendi Nahi
e kur të vijnë (për të dhënë llogari), Ai (Perëndia), do t’i pyesë: “A mos vallë ju i keni përgënjeshtruar argumentet e Mia, e që nuk keni pasur kurrfarë njohurie për to? Ç’keni bërë ju ashtu?!”
: