وَتَرَى الْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ السَّحَابِ ۚ صُنْعَ اللَّهِ الَّذِي أَتْقَنَ كُلَّ شَيْءٍ ۚ إِنَّهُ خَبِيرٌ بِمَا تَفْعَلُونَ
Sherif Ahmeti
E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e Allhut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
Feti Mehdiu
Ti i sheh malet dhe mendon se nuk lëvizin, por ato kalojnë sikur retë, - ajo është vepër e All-llahut, i cili, çdo gjë e ka krijuar të përsosur; Ai, njëmend, është i njoftuar ç’punoni.
Efendi Nahi
Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato lëvizin si retë. Kjo është vepër e Perëndisë, i cili e ka përsosur çdo gjë. Me të vërtetë, Ai di atë që punoni ju.