وَقُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ فَتَعْرِفُونَهَا ۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
Sherif Ahmeti
Dhe thuaj: “Falënderoj Allahun, e Ai do t’ua tregojë argumentet e veta dhe do t’i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju”.
Feti Mehdiu
Dhe thuaj: “Qoftë lavdëruar All-llahu, Ai do t’ju tregojë argumentet e veta dhe ju do t’i njihni!” Sepse Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që bëni ju.
Efendi Nahi
Dhe, thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, Ai do t’ju tregojë dokumentet e Tij, e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju.