فَأَصْبَحَ فِي الْمَدِينَةِ خَائِفًا يَتَرَقَّبُ فَإِذَا الَّذِي اسْتَنْصَرَهُ بِالْأَمْسِ يَسْتَصْرِخُهُ ۚ قَالَ لَهُ مُوسَىٰ إِنَّكَ لَغَوِيٌّ مُبِينٌ
Sherif Ahmeti
Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ngjanë), kur qe, ai i cili kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: “Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!”
Feti Mehdiu
Dhe Musa gëdhiu i frikësuar në qytet, dukepritur se çdo të bëhet, kur mu ai i djeshmi e thirri përsëri në ndihmë, Musa i tha: “Ti je, me të vërtetë, ngucakeq i hapët”.
Efendi Nahi
Dhe Musai – u zgjua i frikësuar në qytet, duke pritur se ç’do të nodhë kur që – ia behi ai, që dje e kishte thirrë në ndihmë, e që përsëri – e thirri në ndihmë. Musai i tha: “Ti, me të vërtetë, je ngatërrestar!”