فَسَقَىٰ لَهُمَا ثُمَّ تَوَلَّىٰ إِلَى الظِّلِّ فَقَالَ رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنْزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ
Sherif Ahmeti
Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të tyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nvojë për çkado që të më japësh!”
Feti Mehdiu
Ai u dha ujë (kafshëve të tyre) e pastaj shkoi nën hije duke thënë: “O Zoti im, unë me të vërtetë kam nevojë për çfarëdo që të më japësh”.
Efendi Nahi
E, Musai – u dha ujë kafshëve të atyre vashave, e pastaj u kthye te një hije (e lisit) dhe tha: “Zoti im çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!”