قَالَ إِنِّي أُرِيدُ أَنْ أُنْكِحَكَ إِحْدَى ابْنَتَيَّ هَاتَيْنِ عَلَىٰ أَنْ تَأْجُرَنِي ثَمَانِيَ حِجَجٍ ۖ فَإِنْ أَتْمَمْتَ عَشْرًا فَمِنْ عِنْدِكَ ۖ وَمَا أُرِيدُ أَنْ أَشُقَّ عَلَيْكَ ۚ سَتَجِدُنِي إِنْ شَاءَ اللَّهُ مِنَ الصَّالِحِينَ
Sherif Ahmeti
Ai (Shujabi) tha: Unë dëshiroj të martojë ty me njërën prej këtyre dy vjzave të mia, me kusht që të shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të gjejsh te unë mirëkuptim!”
Feti Mehdiu
“Unë dëshiroj të të martoj me njërën nga këto dy vajzat e mia, - tha ai, - por që të më shërbesh tetë vjet; nëse i bën dhjetë, ajo është punë e vullnetit tënd, unë nuk dëshiroj të të ngarkoj për këtë. Ti do të shohësh, në dashtë All-llahu, se unë jam i mirë.
Efendi Nahi
(Shuajbi) tha: “Unë dua që të jap njërën prej këtyre dy vashave të mia, por që të më shërbesh mua tetë vjet; e nëse i plotëson dhjetë vjet (shërbim), ajo është prej të mirës (nderës) tënde, e unë nuk dëshiroj të shkaktoj vështirësi ty. Ti do të gjesh (shohësh) – në dashtë Zoti, se jam prej të mirëve”.