وَكَأَيِّنْ مِنْ نَبِيٍّ قَاتَلَ مَعَهُ رِبِّيُّونَ كَثِيرٌ فَمَا وَهَنُوا لِمَا أَصَابَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ وَمَا ضَعُفُوا وَمَا اسْتَكَانُوا ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ الصَّابِرِينَ
Sherif Ahmeti
E sa pejgamberë pati qësë bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.
Feti Mehdiu
Sa e sa profetë ka pasur bashkë me të cilët kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë dhe nuk janë fshehur nga të papriturat që i godisnin në rrugë të All-llahut, dhe nuk janë dobësuar e as që janë dorëzuar. Edhe All-llahu i don durimtarët.
Efendi Nahi
Sa e sa pejgamberë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan, e megjithatë nuk u përkulën për ato që u goditën në rrugën e Perëndisë, as nuk u demoralizuan as nuk u dobësuan. Perëndia i don durimtarët