سَنُلْقِي فِي قُلُوبِ الَّذِينَ كَفَرُوا الرُّعْبَ بِمَا أَشْرَكُوا بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا ۖ وَمَأْوَاهُمُ النَّارُ ۚ وَبِئْسَ مَثْوَى الظَّالِمِينَ
Sherif Ahmeti
Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e imveshin zota të tjerë, duke mos pasur për të kurrëfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehnemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.
Feti Mehdiu
Ne do të fusim tmerrin në zemrat e atyre që nuk besojnë, ngase All-llahut i bëjnë shok, për çka Ai asgjë nuk u ka shpallur dhe vendbanim i tyre do të jetë xhehennemi. Po sa strofull e keqe është për mizorët.
Efendi Nahi
Na do të mbjellim frikë në zemrat e mohuesve, sepse ata i bëjnë shok Perëndisë, për të cilën Zoti nuk ka dhënë kurrfarë argumenti. Vendbanimi i tyre është zjarri, e sa vendstrehim i shëmtuar është ky për mohuesit!