وَلَئِنْ قُتِلْتُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَوْ مُتُّمْ لَمَغْفِرَةٌ مِنَ اللَّهِ وَرَحْمَةٌ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ
Sherif Ahmeti
E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t’u kikshte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.
Feti Mehdiu
Edhe nëse ju vriteni ose vdisni për hirë të All-llahut, falja dhe mëshira e All-llahut janë, me siguri, më të mira se ajo që mbledhin ata.
Efendi Nahi
Nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Perëndisë, falja (e mëkatëve) dhe mëshira e Perëndisë, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata.
: