إِنْ يَنْصُرْكُمُ اللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمْ ۖ وَإِنْ يَخْذُلْكُمْ فَمَنْ ذَا الَّذِي يَنْصُرُكُمْ مِنْ بَعْدِهِ ۗ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ
Sherif Ahmeti
Nëse All-llahu dëshiron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atherë kush është ai pas Tij, që dot’jundihmojë? Pra vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.
Feti Mehdiu
Nëse ju ndihmon All-llahu, askush nuk mundet t’ju mposhtë, por nëse Ai ju le pa përkrahje, kush është ai i cili mundet të ju ndihmojë, përveç Atij? Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm tek All-llahu.
Efendi Nahi
Nëse ju ndihmon Perëndia, s’ka kush t’ju mposht juve, e nëse ju turpëron juve, kush është ai që do t’ju ndihmojë përveç Tij (pas atij turpërimi)? Pra, besimtarët vetëm te Perëndia le të mbështeten.
: